ShBA "planifikon më shumë ndihma humanitare nga ajri" në Gaza
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë më shumë fluturime në Gaza për ta furinzuar me më shumë ushqim në ditët në vijim pasi i pari ishte "i suksesshëm", thotë Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e karakterizoi si sukses dërgimin fillestar të ndihmës humanitare në Gaza.
"(Ky) është një rast i rëndësishëm provë për të treguar se ne mund ta bëjmë këtë përsëri në ditët dhe javët e ardhshme me sukses," pohoi një zyrtar i lartë i administratës.
Ai gjithashtu theksoi se Departamenti i Mbrojtjes po përgatitet për lëshime të mëtejshme ajrore në Gaza në ditët në vijim.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer ndihmën e parë ajrore për Gazën, me mbi 30 mijë vakte në parashuta nga tre avionë ushtarakë.
“BBC” raporton se kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i Komandës Qendrore të ShBA-së për agjencinë e lajmeve “AFP”.
Burimet po ashtu kanë thënë për CBS se kjo është një prej ndihmave të para, nga shumë që priten.