ShBA-ja thotë se Rusia planifikon të aneksojë pjesë të Ukrainës si Krimenë
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia planifikon që të aneksojë pjesë të territorit ukrainas duke përdorur një plan të ngjashëm si gjatë pushtimit të Gadishullit të Krimesë.
Duke e cituar inteligjencën amerikane, zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, John Kirby, tha se Rusia tashmë është duke e përgatitur terrenin për aneksim.
Ai tha se në rajonet e pushtuara mund të mbahen referendume “mashtruese” për bashkim me Rusinë që nga shtatori.
Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina më 2014 pas një referendumi që masivisht ishte cilësuar si proces jolegjitim.
Kirby e akuzoi Rusinë për vendosjen e zyrtarëve jolegjitimë pro-rusë në për t’i qeverisur rajonet e pushtuara të Ukrainës, me qëllim të organizimit të referendumeve për bashkim me Rusinë.
Rezultatet e votimit do të përdoreshin nga Rusia “për t’u përpjekur që të pretendohet aneksimi i territorit sovran ukrainas”, tha Kirby.