SHBA-ja pritet të ulë kontributin e saj në trupa të KFOR-it në kuadër të rishikimit të NATO-s - NACIONALE

SHBA-ja pritet të ulë kontributin e saj në trupa të KFOR-it në kuadër të rishikimit të NATO-s

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre ushtarak në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, si pjesë e një rishikimi më të gjerë të pranisë së Aleancës në vend.

Një zyrtar i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) tha për Radion Evropa e Lirë se vendimi mbështetet në vlerësimin vjetor të Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SHAPE).

“Komanda Evropiane e SHBA-së do të bëjë një përshtatje, në faza dhe të bazuar në vlerësim të rrezikut, të kontributit amerikan në KFOR”, deklaroi zyrtari.

Ndërkohë, NATO ka njoftuar se gjatë vitit të ardhshëm do ta zvogëlojë gradualisht praninë e saj në Kosovë, duke iu referuar përmirësimit të situatës së sigurisë.

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga më shumë se 4.600 trupa nga 31 vende pjesëmarrëse.

Lajme të ngjashme