ShBA-ja, Grenlanda e Danimarka e nënshkruajnë marrëveshjen e sigurisë - NACIONALE

ShBA-ja, Grenlanda e Danimarka e nënshkruajnë marrëveshjen e sigurisë

7 orë më parë

nga NACIONALE

Pas fjalimit të mbajtur në OKB, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është takuar me udhëheqësit e Grenlandës dhe Danimarkës për të nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme të sigurisë.

Trumpi e përshkroi marrëveshjen si diçka që “ka qenë duke u përgatitur për kohë të gjatë” tha shtoi se ajo do të çojë në një “marrëdhënie të gjatë, fantastike” mes tri palëve nënshkruese, raporton televizioni BBC.

Edhe pse Grenlanda është territor sovran, ajo është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, e cila kryesisht i trajton politikat e jashtme të ishullit.

Ka pak hollësi publike për marrëveshjen, edhe pse Trumpi gjatë fjalimit kishte thënë se vendi i tij do të ndërtojë “dy baza ushtarake shumë të rëndësishme” në Grenlandë.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, thotë se marrëveshja e re i shuan shqetësimet amerikane për sigurinë rreth armiqve të huaj që po e shtrijnë ndikimin në ishull, por do t’i respektojë të drejtat e brendshme të Danimarkës dhe Grenlandës.

Trumpi nuk iu përgjigj pyetjeve të përsëritura të reporterëve për mungesën e zbatimit të propozimit të tij të mëparshëm për bërjen e Grenlandës pjesë të territorit të ShBA-së, gjë që ishte kundërshtuar prerazi nga Danimarka e Grenlanda.

Lajme të ngjashme