ShBA-ja do t’i shtojë ndihmat për Kubën, edhe pse po mundohet t’ia bllokojë dërgesat e naftës - NACIONALE

ShBA-ja do t’i shtojë ndihmat për Kubën, edhe pse po mundohet t’ia bllokojë dërgesat e naftës

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara do t’i dhurojnë Kubës ndihmë humanitare shtesë me vlerë të 6 milionë dollarëve, tha të enjten zyrtari më i lartë për ndihma në Departamentin e Shtetit, edhe pse Uashingtoni i ka shtuar përpjekjet për t’i bllokuar dërgesat e naftës në shtetin ishullor të Karaibeve, duke shkaktuar mungesë të madhe.

Zyrtari për ndihma, Jeremy Lewin, tha në një konferencë për gazetarë se zotimi i ri amerikan do ta çojë në 9 milionë dollarë sasinë e asistencës së ofruar për popullin e Kubës që nga goditja prej uraganit “Melissa” në tetor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Këto ndihma do të shpërndahen nga Kisha Katolike dhe zyrtari amerikan tha se autoritetet komuniste të Kubës deri më tani nuk kishin ndërhyrë në procesin e shpërndarjes.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Kuba nuk do të marrë më naftë nga Venezuela pas operacionit të ShBA-së për kapjen e presidentit të saj, Nicolas Maduro, muajin e kaluar, dhe ka kërcënuar me vendosje të taksave ndaj furnizuesve të tjerë si Meksika, nëse ata vazhdojnë të dërgojnë naftë drejt ishullit.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, tha më herët të enjten se qeveria e tij do ta fillonte zbatimin e masave të përkohshme javën e ardhshme për t’u ballafaquar me mungesën e karburanteve në kohën e ndërprerjes së rrymës në disa provinca.

Lajme të ngjashme