ShBA-ja dhe Arabia Saudite arrijnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor - NACIONALE

ShBA-ja dhe Arabia Saudite arrijnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

1 orë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara porsa kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje për energjinë bërthamore me Arabinë Saudite.

Sekretari i Energjisë i ShBA-së, Chris Wright, dhe ministri i Energjisë i Arabisë Saudite, princi Abdulaziz bin Salman, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për energji bërthamore paqësore bashkë me një marrëveshje dypalëshe për masat e sigurisë, tha Departamenti i Energjisë i ShBA-së.

Në njoftim thuhet se marrëveshja e ndërton “bazën ligjore” për një “partneritet multimiliardësh e të gjatë me dekada”, raporton televizioni BBC.

Departamenti i Energjisë tha se “një marrëveshje për bashkëpunim bërthamor paqësor” do të ofroj “qasje të madhe” për kompanitë amerikane në programin saudit për energjinë bërthamore.

Më tej, në njoftim thuhet se “marrëveshja do t’i dërgohet Kongresit për rishikim”.

Ekspertë të energjisë bërthamore dhe ish-zyrtarë në Izrael kanë paralajmëruar se një marrëveshje e tillë mund ta bëjë Arabinë Saudite të aftë që të zhvillojë armë bërthamore.

Lajme të ngjashme