SHBA i kujton Listës Serbe: Radojiçiq në listën e zezë - NACIONALE

SHBA i kujton Listës Serbe: Radojiçiq në listën e zezë

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Lista Serbe ka marrë kritika nga Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e nënkryetarit të këtij subjekti politik, Milan Radojiçiq, i cili është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës, raporton Klan Kosova.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan(emri i zyrtarit nuk është bërë i ditur nga mediumi), Departamenti i Thesarit i shtetit amerikan ka sanksionuar Milan Radojiçiqin për përfshirje të tij në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional.

“Ne jemi në dijeni për deklaratat e fundit për Milan Radojçiqin. Milan Radojçiq është sanksionuar nga qeveria amerikane për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar transnacional”, thuhet në këtë përgjigje, dhënë për Klankosova.tv.

Kujtojmë që ditë më parë Lista Serbe dhe ministri Sveçla u përplasën nga distanca për njeriun që është në kërkim të Policisë së Kosovës, e cila disa herë dështoi ta arrestonte.

Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme e bëri përgjegjës Radojçiqin, duke thënë se ai është në krye të një strukture kriminale.

“Millan Radojçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture. Tashmë ai është i arratisur. Sipas informatave që kemi, ndodhet në territorin e Serbisë, por definitivisht që është i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, dhe në momentin e parë të mundshëm, ai do të vihet para drejtësisë”, tha Sveçla për REL.

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Lista Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë, e ku bën pjesë edhe Radojçiq.

Kjo parti, në reagimin e tyre, theksuan se ministri Sveçla “pa asnjë provë dhe përgjegjësi” po tenton të ndërlidhë Radojçiqin me veprime ilegale.