ShBA i drejtohet Serbisë: Sillini para drejtësisë autorët e vrasjes së vëllezërve Bytyqi
Departamenti amerikan i Shtetit i ka kërkuar sërish Serbisë në 25 vjetorit e vrasjes së vëllezërve Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi – të cilit ishin kidnapuar dhe vrarë nga forcat serbe në Kosovë – që të kryejë hetimet, të identifikojë përgjegjësit dhe t’i sjellë para drejtësisë.
“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgimin e policisë serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, ka shkruar zëdhënësi i DASh, Mather Miller.