ShBA do ta furnizojë Ukrainën me sistemin e avancuar të raketave NASAMS
Shtetet e Bashkuara do të furnizojnë Ukrainën me sistemin kombëtar të raketave të avancuara tokë-ajër (NASAMS), si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake prej 820 milionë dollarësh.
BBC ka njoftuar se në këtë marrëveshje do të dërgohen dy njësi NASAMS dhe shumë municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS).
Kujtojmë se, presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar vazhdimisht nga Perëndimi, që të zëvendësojnë armët e vendit me bazë sovjetike me sistemet e avancuara perëndimore të mbrojtjes raketore.