Shasha: Këshilli i Ministrave e miratoi liberalizimin e vizave - NACIONALE

Shasha: Këshilli i Ministrave e miratoi liberalizimin e vizave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka bërë të ditur se Këshilli i Ministrave e ka miratuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në facebook ai ka shkruar se një sagë 10-vjeçare është mbyllur brenda 10 sekondash.

“Këshilli I Ministrave miratoj me unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndjenjë e veçantë të shohësh se si një sagë 10 vjeçare përfundon brenda 10 sekondash të një mbledhjeje. Tani ka mbetur vetëm edhe miratimi në seancën plenare të Parlamentit Evropian ku pritet përkrahje përsëri pothuaj unanime”, ka shkruar Shasha.

Afati për liberalizimin e vizave për Kosovën më së largu është 1 janari 2024.

Lajme të ngjashme