Shaqiri pas fitores kundër Spanjës: Fitore madhështore - NACIONALE

Shaqiri pas fitores kundër Spanjës: Fitore madhështore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës ka regjistruar një fitore të madhe kundër Spanjës, në kuadër të Ligës së Kombeve, me rezultat 2-1 së fundmi.

Golat nga Akanji dhe Embolo ia siguruan fitoren e bujshme zvicëranëve, derisa golin e vetëm për Spanjën e shënoi Alba.

Pas këtij triumfi, Xherdan Shaqiri ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku ka shkruar:

“Fitore madhështore dhe performancë ekipore në Spanjë. Vazhdojmë”,



Pas këtyre tri pikëve, Zvicra grumbullon gjashtë pikë në pozitën e tretë në grup - dy më pak se Spanja një pozitë më lart.

Lajme të ngjashme