Shala: Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë - NACIONALE

Shala: Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është shprehur i bindur se Kosova mundet më mirë.

Ai sot ka takuar disa bashkëpunëtorë, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e programit të PDK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, Shala ka shkruar se alternativa PDK-së është më e mira për Kosovën.

“Me miqtë e mi të mirë dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm, Ilir Hasin, Arben Kuliqin, Agron Lekun, Kreshnik Thaçin dhe Salih Morinën. Të gjithë jemi të bindur se Kosova mund më mirë dhe ne angazhohemi ta bëjmë më mirë. Falënderoj secilin prej tyre për ndihmën e pakursyer në rrugëtimin e përbashkët për alternativën tonë!”, ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme