Shala: Shteti sot është më i pasur se asnjëherë - plotësimi i kërkesave të SBAShK-ut është i mundur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka pohuar se kërkesat e SBAShK-ut nuk mund të shkaktojnë falimentimin e qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të shpallë falimentim për 32 milionë euro gjatë një intervistë në “Pressing” në T7.
“Po japin qindra miliona euro pa adresë. Në anën tjetër argumentojnë që janë rritur të hyrat, që buxheti është 12 për qind më i lartë, në të vërtet nuk është rezultat i rritjes së ekonomisë, por i rritjes së inflacionit. Jo që s'mund të bankrotojë shteti për rreth 32 milionë euro, por shteti sot është më i pasur se asnjëherë”, tha Shala.