Shala: PDK-ja nuk e voton një qeveri të VV-së - NACIONALE

Shala: PDK-ja nuk e voton një qeveri të VV-së

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë me dije se partia e tij nuk e voton një qeveri të VV-së.

Ai ka treguar arsyet se pse PDK-ja nuk e voton një qeveri të tillë.

Në një prononcim për “Front Online”, Shala ka deklaruar se shkaku i qeverisë Kurti 2 Kosova sot përballet me sanksione nga ShBA dhe BE-ja.

Nuk besoj që Partia Demokratike, voton një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e cila ka qenë deri tash në pushtet dhe Kosovës i ka pru izolim ndërkombëtar, sanksione evropiane, skamje dhe varfëri ekonomike dhe shumë dëme tjera që i ka sjell ekonomikisht dhe politikisht Kosovës”, ka thënë Shala.

Lajme të ngjashme