Shala: Ma lehtë e kemi me u përballë me sanksione, se me e miratu Asociacionin
Analisti dhe përkrahësi i Vetëvendosjes, Krenar Shala, ka thënë se më mirë është të përballemi me sanksione nga ndërkombëtarë se të miratohet “Asociacioni” pa marrëveshje me njohje reciproke në qendër.
Shala ka thënë se me sanksione Kosova është përballur nga viti 2011.
“Le t’na vendosin sanksione neve që jemi shtet shumë ma demokratik se Serbia. Neve që jemi rreshtu me NATO-n kundër agresionit rus. Në vend se me e sanksionu Serbinë që ka rrëshqitë në autokraci, që e destabilizon rajonin sa herë te sheh të nevojshme dhe që refuzon me ju bashku sanksioneve perëndimore kundër Rusisë…” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Reagimi i tij vjen pasi Amerika është raportuar se ka kërkuar që të mos futet në agjendë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Shkrimi i tij:
Ma lehtë e kemi me u përballë me sanksione, se me e miratu Bashkësinë pa një marrëveshje të përgjithshme me njohjen reciproke në qendër.
Ashtu-kshtu na jemi tu u përballë me sanksione që prej se ka fillu dialogu më 2011. Përballemi me izolim. Nuk na përkrahin në antarësim në organizata ndërkombtare. Deri vonë edhe liberalizimin e vizave e kanë përdorë si shkop në këtë aspekt.
Le t’na vendosin sanksione neve që jemi shtet shumë ma demokratik se Serbia. Neve që jemi rreshtu me NATO-n kundër agresionit rus. Në vend se me e sanksionu Serbinë që ka rrëshqitë në autokraci, që e destabilizon rajonin sa herë te sheh të nevojshme dhe që refuzon me ju bashku sanksioneve perëndimore kundër Rusisë…
