Shala kritikon qeverinë për blerje të energjisë gjatë verës: U kthyem në importuesin më të madh në rajon - NACIONALE

Shala kritikon qeverinë për blerje të energjisë gjatë verës: U kthyem në importuesin më të madh në rajon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka komentuar pretendimet e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth pakos mbështetëse për qytetarët.

Ai ka bërë me dije se Qeveri ka ndarë mbi 650 milionë euro mbështetje për sektorin e energjisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se gjatë tre muajve të verës në vend që të eksportohej energjia, Kosova është kthyer në importuesin më të madh në rajon.

“Cila është e vërteta e deklaratave të Ministrit të Financave, rreth pakos mbështetëse për qytetarët? Demanti më i mirë dhe i matshëm, është sektori i energjisë. Brenda mandatit katër vjeçar, kjo Qeveri ka ndarë mjete mbi 650 milion euro mbështetje këtij sektori. Fatkeqësisht çmimet u rriten jashtë çdo niveli. Importet u rriten. Prodhimi vendor me shumë probleme. Qindra milion euro tendera njëburimorë në KEK. Vetëm gjatë tre mujve të verës, në vend që të eksportojmë energji, ne u kthyem në importuesin më të madh në rajon. Nuk ka favor më të madh që mund ti bëjmë mafias energjetike, sesa kjo çasje politike që po ndjek kjo Qeveri”, ka shkruar Shala.

Lajme të ngjashme