Shala i PSD-së: VV në pushtet është zhveshur komplet, nuk ka kredo morale me fol për asgjë - NACIONALE

Shala i PSD-së: VV në pushtet është zhveshur komplet, nuk ka kredo morale me fol për asgjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Azdren Shala, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është zhveshur komplet.

Shala këtë e ka thënë pasi që sipas tyre nuk po kanë kredo morale me fol për sovranitet, nepotizëm, vjedhje, punësime familjare e të tjera.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet është zhveshur komplet. Bash krejt, lakuriq e tera. Nuk ka kredo morale me fol hiç për kurrgjë. As për sovranitet, as për nepotizëm, as për vjedhje, as për punësime familjare e partiake, për kurrgjë hiç”, ka shkruar ai.

Shala ka thënë se përballë kësaj të vërtet kush ka sy e she dhe distancohet.

Përballë kësaj të vërtete, kush ka sy e sheh dhe distancohet, kush ka sy e nuk don me pa, të paktën mirë do ishte me i ule kryet edhe me heshte. Ne situate me të vështirë kurrë s'ka qenë Kosova. E qeveri me të dobët kurrë nuk kemi pas. Kjo e bën dyfish më të madh problemin”, ka përfunduar Shala.

Lajme të ngjashme