"Shakira në Mitrovicë", Agim Bahtiri: Ishte ide e KFOR-it, une veç e kisha publikuar informacionin - NACIONALE

"Shakira në Mitrovicë", Agim Bahtiri: Ishte ide e KFOR-it, une veç e kisha publikuar informacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komuëns së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili dikur kishte bërë bujë se do të sillet këngëtarja e njohur, Shakira, në Kosovë kur të hapet Ura e Ibrit, ka sqaruar këtë deklaratë.

Express raporton se Bahtiri ka deklaruar që kjo ishte kërkesë e KFOR-it, dhe se ai vetëm e publikoi informacionin.

“Nuk ka qenë kërkesë e imja. Ka qenë kërkesë e KFOR-it. Ka pasur të vijë një yll i botës. Kërkesa u kanë e tyre. Unë e kam publikuar si informacion.” – citohet të ketë thënë ai.

Ndërkohë, sot paradite Kuvendi komunal i Komunës së Mitrovicës së Veriut u mblodhën në objektin e Asamblesë, për të votuar për një pikë të rendit të ditës: hapja për qarkullim të Urës së Ibrit.

E gjitha nisi pas një iniciative të asamblistes së VV-së, Aida Doli. Siç raportoi gazeta Veriu.info, me 11 pro dhe një kundër, asamblistët e këtij kuvendi komunal e kanë votuar hapjen e Urës së Ibrit.

Në një prononcim për këtë gazetë, Nexhat Uglanin, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Nexhat Uglanin, ka deklaruar se ky vendim është marrë me shumicën e votave.

“U mor ky vendim me 11 për, 1 abstenim, dhe 1 votë kundër nga një asamblist nga komuniteti serb” – deklaroi Uglanin.

Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar ashpër Lista Serbe, e cila e ka cilësuar si ilegale e hap i radhës i “pushtimit të veriut” nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

Lajme të ngjashme