Shaip Kamberi fton Vuçiqin ta pranoj realitetin në Kosovë - NACIONALE

Shaip Kamberi fton Vuçiqin ta pranoj realitetin në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka ftuar Vuçiqin ta pranojë realitetin në Kosovë.

Ai thotë se ambiciet e Serbisë për rikthimin në Kosovë kanë vdekur.

“Presidenti i Serbisë nuk jep asgjë konkret, cilat janë idetë, cilat janë rrugët që duhet të arrihet një marrëveshje, e cila është shumë e qartë se është ajo që kërkohet me ngulm nga Perëndimi. E thashë edhe në seancë dhe që është shumë e dukshme për opinionin se ka një koordinim të jashtëzakonshëm kësaj radhe ndërmjet SHBA-së dhe BE-së si dhe ka një presion mbi palët që marrëveshja përfundimtare të arrihet. Vuçiq me një rast e tha, por ai zakonisht shmanget nga temat, fillon me një temë të nxehtë mandej shmanget. Serbia duhet shumë qartë ta pranojë realitetin, i cili është krijuar në Kosovë. Ambiciet e Serbisë për rikthim në Kosovë, për rikthim spektakular kanë vdekur”, ka theksuar Kamberi për RTK-në.

Seanca e Kuvendit të Serbisë u ndoq edhe nga anëtarë të Listës Serbe. Debati parlamentar lidhur me negociatat me Kosovën është duke zhvilluar edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër.

Lajme të ngjashme