Shahini: Rama kishte vetëm disa fotografi të bukura, por Prishtina s’është as afër atij vizioni - NACIONALE

Shahini: Rama kishte vetëm disa fotografi të bukura, por Prishtina s’është as afër atij vizioni

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka akuzuar kryetarin aktual Përparim Rama se ka dështuar ta realizojë vizionin që e kishte prezantuar para qytetarëve në garën e kaluar zgjedhore.

Në debatin e parë televiziv para zgjedhjeve të 12 tetorit në "Rubikon", Shahini tha se Rama kishte hyrë në politikë me “fotografi të bukura” dhe premtime estetike për transformimin e kryeqytetit, por se pas katër vitesh realiteti është shumë larg asaj që ishte premtuar.

“Herën e parë kur ka garuar, i ka pasur disa fotografi të bukura se qysh ish dashtë me u dukë qyteti – por qyteti nuk është as afër realizimit të tyre. Tash e shohim dhe e dimë, në bazë të kësaj, se çka realisht mund të bëhet në katër vitet e ardhshme,” tha Shahini.

Lajme të ngjashme