Shahini: Kot merremi me projekte si tramvaji e mbikalimi, kur banimi në Prishtinë është i papërballueshëm
Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka deklaruar se problemi më urgjent me të cilin përballet kryeqyteti është kostoja e lartë e jetesës, e cila po rëndon çdo ditë e më shumë buxhetet familjare.
E ftuar në emisionin Rubikon, Shahini tha se dy kategoritë e shpenzimeve që po e godasin më shumë qytetarin e Prishtinës janë arsimi dhe banimi.
“Problemi kryesor sot në Prishtinë është kosto shumë e lartë e jetesës. Janë dy kategori shpenzimesh që më së shumti e rëndojnë buxhetin familjar – janë shpenzimet për arsimet; qerdhe, kopshte private, qëndrim ditor, transporti shkollor, por më e madhja është pjesa që shkon drejt banimit. Familjet sot në Prishtinë shpenzojnë një pjesë të madhe të hyrave të tyra si per qera. Kot merremi me projekte si tramvaji apo mbikalimi apo nënkalimi nëse ne i kemi dy probleme thelebësore në Prishtnë; një që banimi është i papërballueshëm.”