"S'futemi në BE veç sa për të thithur fonde": Gërvalla jep detaje për "mëngjesin e punës" në Nju Jork
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron në ShBA me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se kanë pasur një mëngjes pune me ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe homologët e tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Tema e këtij takimi, i cili mëton të kthehet në një format të qëndrueshëm, ishte dialogu rreth pritjeve të ndërsjellta BE-Ballkan Perëndimor me synim anëtarësimin sa më të shpejtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.” – ka thënë tutje ajo.
Gërvalla mes tjerash, është shprehur e anëtarësimi i Kosovës në BE nuk mund të shihet vetëm si një mundësi për të thithur fonde nga BE-ja.
“Gjatë fjalës sime theksova përkushtimin e Republikës së Kosovës për të punuar intensivisht në plotësimin e kushteve dhe standarteve të nevojshme për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian duke përsëritur qëndrimin tonë që anëtarësimi në BE nuk mund të shihet vetëm si një mundësi shtesë për të thithur fonde nga BE-ja, por që në radhë të parë nënkupton ndarjen e vlerave dhe parimeve evropiane, pra sundimin e ligjit dhe standarte të larta të demokracisë.” – deklaroi kryediplomatja.
Postimi i plotë: