Serwer: Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje
Profesori i njohur në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, gjatë një intervistë të zhvilluar për Krug 99 të Sarajevës, ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përdor metoda të shumta për të ndikuar në fatin politik të komunitetit serb në vendet fqinje, duke përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.
Ai tha se kreu i shtetit serb, përmes forcave të sigurisë dhe inteligjencës, financimit, dezinformimit dhe Kishës Ortodokse Serbe, po sigurohet që demokracitë serioze të mos "shfaqen në periferi të Serbisë".
“Presidenti Vuçiq dëshiron të kontrollojë fatin politik të serbëve në vendet fqinje. Kjo përfshin jo vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi dhe Kosovën. Ai po përdor forcat e tij të sigurisë dhe inteligjencës, financimin, dezinformimin dhe Kishën Ortodokse Serbe për të kapërcyer rezistencën dhe për të siguruar që demokracitë serioze, të lidhura me Perëndimin, nuk mund të shfaqen në periferi të Serbisë.” - tha Serwer.