Serwer komenton paralajmërimet e inteligjencës amerikane: Serbia është agresori
Eksperti amerikan, Daniel Serwer, ka komentuar raportin e fundit të inteligjencës amerikane në të cilin paralajmërohet për përshkallëzim të mundshëm të konflikteve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor në vitin 2024.
Referuar sulmeve në veri, për profesorin e njohur amerikan është e qartë se nga mund të vij kërcënimi.
“Kjo është e gabuar. Një incident ishte një sulm serb ndaj trupave të NATO-s. Në një incident të veçantë, policia e Kosovës ndaloi me sukses një komplot serb që synonte të ofronte justifikimin për një avancim ushtarak serb në Kosovë. Ka një agresor në veri të Kosovës. Duhet ta kemi të qartë se kush”, shkroi Serwer.
Kontekst: Raporti i ineligjencës amerikane përshkruan një tablo të zymtë të situatës në Ballaknin Perëndimor, me liderët nacionalistë që parashikohet të përforcojnë dallimet etnike për të përfituar politikisht dhe për të përmbushur objektivat e tyre strategjik.
"Ballkani Perëndimor mund do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024. Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të përkeqësojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal ose për të penguar integrimin më të gjerë të Ballkanit në institucionet e BE-së", thuhet aty.
Ngjarjet e vitit të kaluar, si agresioni i Banjskës dhe përleshjet e majit 2023 në Kosovë, dhe provokimet e liderit serb në Bosnje Milorad Dodid merren si pika reference në fragjilitetin e situatës në Ballkan.
"Përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare kanë çuar në vdekje dhe plagosje, duke përfshirë lëndime të paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023." - thuhet at.