Server për mandatin e Lajçakut: S'pres asgjë të re - NACIONALE

Server për mandatin e Lajçakut: S'pres asgjë të re

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Daniel Server, profesor në Universitetin Johns Hopkins, shprehu skepticizëm rreth ndonjë përparimi të afërt në dialogun Beograd-Prishtinë këtë vit. Pavarësisht zgjatjes së mandatit të Miroslav Lajçak si kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Server nuk parashikon zhvillime të rëndësishme.

”Gjithmonë më kanë pëlqyer surprizat, por nuk pres asgjë të re”, tha Server.

Ai theksoi se detyra kryesore e Lajçak gjatë pesë muajve të ardhshëm do të jetë të parandalojë ngecjen e negociatave.

”Duke pasur parasysh që Lajçak do të mbetet në rolin e ndërmjetësit në dialog edhe për pesë muaj të tjerë, BE-ja dëshiron të sigurojë që të mos ketë vakum në këtë çështje derisa të emërohen pasardhësi i tij dhe udhëheqësit e rinj në institucionet e BE-së për pesë vitet e ardhshme”, tha Server për gazetën Blic.

Lajme të ngjashme