Sërish vandalizohen tabelat me emërtime shqip në veri
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në veri, janë vandalizuar disa tabela me emërtime edhe në gjuhën shqipe.
Mbi emrin në gjuhën shqipe në këto tabela, janë vendosur stikera me emrin e vendbanimn në alfabetin cirilik.
“Kemi informata që janë vendosur disa stikersa në tabelat e vendbanimeve, një gjë e tillë po ndodh në vazhdimësi”, tha për gazetën Reporteri zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
Më 14 mars të këtij viti, autoritetet e Kosovës vendosën tabelat me emërtime edhe në gjuhën shqipe, por edhe atëherë, një ditë më vonë, disa prej tyre ishin vandalizuar me ngjyrë.