Serbia s'i lejon Sveçlën e Bislimin të vizitojnë Luginën e Preshevës - NACIONALE

Serbia s'i lejon Sveçlën e Bislimin të vizitojnë Luginën e Preshevës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia ia ka ndaluar hyrjen në Luginën e Preshevës zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

RTK raporton se lajmi është konfirmuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Bislimi e Sveçla kishin planifikuar që të vizitojnë Preshevën pak ditë para takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së.

Vizita nuk do të realizohet dhe raportohet se është shtyrë për një afat tjetër të papërcaktuar.

Lajme të ngjashme