Serbia shet sasi rekord armësh në Izrael
BIRN ka raportuar se Serbia ka regjistruar sasi rekord shitjesh të armëve në Izrael, plot 55 milionë euro gjatë vitit 2025, siç e citoi "Vreme".
Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Serbia eksportoi municione me vlerë rreth 55.5 milionë euro në Izrael, sipas të dhënave doganore në të cilat BIRN kishte qasje. Kjo është më shumë se vlera totale e eksporteve të municioneve/armëve në Izrael për të gjithë vitin e kaluar, e cila ishte një rekord prej 47.9 milionë eurosh, kur merren në konsideratë si kompanitë shtetërore ashtu edhe ato private.
Të dhënat e eksportit nga gjysma e parë e vitit 2025 përkojnë me 16 fluturime izraelite nga Beogradi në Bazën Ajrore Nevatim, të cilat gazetarët i kanë identifikuar përmes disa faqeve të internetit që gjurmojnë fluturimet ajrore drejtpërdrejt.
Përveç kompanisë shtetërore Jugoimport SDPR, pesë kompani të tjera private serbe eksportuan municione/armë në Izrael gjatë dy viteve të fundit, raportoi më parë e përjavshmja Radar.
BIRN/Haretz zbulon se dy nga këto pesë kompani - Edepro dhe Romax Trade doo - eksportuan municione këtë vit në dy kompani të njohura izraelite të sigurisë që kanë Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) midis klientëve të tyre.
Një nga dy firmat, IMI Systems, është në pronësi të Elbit Systems, një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Izrael. Në një raport të raportueses speciale të OKB-së për Bregun Perëndimor dhe Gazën, Francesca Albanese, të publikuar më 30 qershor, Elbit Systems u përmend midis.