Serbia po e pengon formimin e qeverisë, Konjufca: Kurti nuk flet në hava dhe në ajër ashtu
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk KOnjufca, ka komentuar pretendimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia po e pengon formimin e institucioneve të reja.
Pas takimit që ka pasur me partitë politike, Konjufca ka thënë se Albin Kurti ka informacione për këtë çështje.
Sipas tij, kur liderët institucionalë flasin për gjera të tilla, ata kanë informacione të sakta.
“Ju një gjë duhet ta keni parasysh dhe këtë ta keni parasysh sa herë të dalim… edhe mua më ka ndodhë nganjëherë, kam bë konstatime të tilla. Asnjëri prej krerëve të shtetit, kur bën konstatime të tilla, nuk janë ato për shkak të mendimeve personale, për shkak të spekulimeve apo për shkak të shprehjes së një dëshire. Këto ndodhin kur ne bazohemi në informata 100% të sakta të institucioneve tona shtetërore të sigurisë dhe të inteligjencës. Këtë duhet ta keni parasysh. Kryeministri nuk flet në hava dhe në ajër ashtu”, ka thënë Konjufca.