Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, Greqia abstenon
Gjithsej 31 delegatë votuan pro raportit, katër kundër dhe një abstenim në votimin për testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Përfaqësuesit e Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës votuan kundër ndërsa Greqia abstenoi rreth rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gazetari Xhemajl Rexha, në një postim në platformën X, bëri të ditur se të gjitha votat kundër anëtarësimit të Kosovën në KiE erdhën nga vendet fqinje të Kosovës.
“4 votat kundër për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE të gjithë vinin nga fqinjët. 1 nga Mali i Zi, 1 nga Bosnja dhe 2 nga Serbia”, ka shkruar Rexha në X.