Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, disa nga përfituesit raportohet se janë anëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile” - NACIONALE

Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, disa nga përfituesit raportohet se janë anëtarë të organizatës “Mbrojtja Civile”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka filluar shpërndarjen e çelësave të apartamenteve në komplekset rezidenciale të ndërtuara buxhetin e shtetit serb në komunën e Zubin Potokut. Sipas raportimit të Tëvë1, ky proces ka nisur dy ditë më parë, me shpërndarjen e çelësave në Rashkë, gjatë orëve të natës. Ndër përfituesit raportohet se është edhe Milan Bozhoviq, anëtar i organizatës “Mbrojtja Civile,” e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Ky proces shpërndarjeje po menaxhohet nga Milosh Eroviq, anëtar i trupit përkohshëm të strukturave paralele serbe në Zubin Potok, i cili ka qenë më parë deputet në Kuvendin e Kosovës përmes Listës Serbe.

Çelësat u janë shpërndarë përfituesve të përzgjedhur në ditët e fundit, dhe shumë nga ata, siç raporton mediumi, dyshohet se ka persona që kanë lidhje me incidente të kaluarat që përfshijnë sulme ndaj policisë së Kosovës, pjesëmarrje në barrikadat në veriun e Kosovës, dhe lidhje me grupin “Mbrojtja Civile.”

Lajme të ngjashme