Serbia arreston në kufi Osman Selmanin, me akuzën për "krime lufte" - NACIONALE

Serbia arreston në kufi Osman Selmanin, me akuzën për "krime lufte"

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një person është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Mutivodë, kanë bërë të ditur familjarët e tij.

I arrestuari, Osman Selmani, siç kanë njoftuar familjarët, tashmë ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Osman Selmani është arrestuar para dy ditësh, më 1 korrik, në pikën kufitare në Mutivodë, teksa po kthehej në vendlindje.

Njoftimi nga familja:

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë,

Ju njoftojmë se babai ynë, Osman Selmani, është arrestuar më 01.07.2026 në pikën kufitare Mutivodë, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Aktualisht, ai ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd, përballë akuzave të cilat ne, si familje, i konsiderojmë të pabazuara dhe të pavërteta.

Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë.

Lajme të ngjashme