“Serbët festuan fitoren e SHBA-së kundër Iranit” – Grenell dhe Ahmeti përplasen në Twitter - NACIONALE

“Serbët festuan fitoren e SHBA-së kundër Iranit” – Grenell dhe Ahmeti përplasen në Twitter

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari i presidentit të 45 të ShBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell po qëndron në Beograd.

Këtë e bëri të ditur përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter".

Sipas tij, në restorantin ku ishte duke e shikuar ndeshjen ShBA - Iran, të gjithë të pranishmit e festuan golin e amerikanëve.

"I gjithë restoranti në Beograd po e feston golin e Amerikës", shkroi Grenell.

Ndaj shkrimit të z.Grenell në Twitter ka reaguar ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

"Duke ditur kontratën e lobimit me Vuçiqin, e gjithë kjo duhet marrë me pak kripë!", ishte reagimi i Ahmetit.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Grenellit duke thënë se askush nuk është i befasuar që ju nxitni lajme të rreme.

"Askush nuk është i befasuar që ju nxitni lajme të rreme. Je kush je. Të gjithë e dinë që ju shpikni gjëra. Askush nuk mund ta besojë një fjalë që thua…", tha Grenell.

Lajme të ngjashme