Separatistët në Kherson thonë se do ta mbajnë referendumin për bashkim me Rusinë - NACIONALE

Separatistët në Kherson thonë se do ta mbajnë referendumin për bashkim me Rusinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës thanë se kanë vendosur që të mbajnë një referendum për bashkim me Rusinë dhe i kanë bërë thirrje Kremlinit që t’u japë leje për këtë veprim sa më shpejt që është e mundshme, tha të martën udhëheqësi i separatistëve në këtë rajon.

Në një shkrim në rrjete sociale, Vladimir Saldo, udhëheqës i administratës së vendosur nga rusët në Kherson, tha se shpreson që ky rajon “do të bëhet pjesë e Rusisë, subjekt i plotë i një vendi të bashkuar”, raporton agjencia “Reuters”.

Forcat ruse kontrollojnë rreth 95 për qind të rajonit Kherson, në jug të Ukrainës. Saldo nuk përmendi ndonjë datë për referendumin e propozuar.

Saldo tha se bashkimi i rajonit Kherson me Rusinë “do ta siguronte rajonin tonë” dhe do të ishte “fitore e drejtësisë historike”. “Jam i sigurt se udhëheqësia ruse do t’i pranojë rezultatet e referendumit”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme