Selmanaj thirrje Kurtit: Arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente, u përballem me agresion
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, për Rubikonin e Klan Kosovës, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Selmanaj ka thënë se deri të sulmi në Bansjkë të Zveçanit Serbia kishte avantazh në dialogun e Brukselit.
Selmanaj për Rubikonin ka thënë se arritja e marrëveshjes me Serbinë është urgjente për Kosovën.
“Nuk kemi asnjë arsye që na ta neglizhojmë”, tha Selmanaj.
“Varet nga aleanca jonë dhe bashkëpunimi jonë me miqtë tanë ndërkombëtar. Mos të harrojmë se edhe Marrëveshja e Rambujesë dhe ajo e Vjenës, është nënshkruar nga shqiptarët e Kosovës, nuk janë pranuar asnjë nga Serbia. Por, kanë krijuar realitete të reja. Jemi shtet sovran dhe i pavarur”, theksoi ai.
Selmanaj vuri në theks Kosova më 24 shtator u përball me agresion nga Serbia.
“Është shteti i Serbisë i cili qëndron prapa, me logjistikë të madhe dhe me një vendimmarrje politike. Herët ose vonë do të del se kjo ka qenë operacion i organizuar nga shteti i Serbisë”, tha Selmanaj.
Deputeti tha se në Serbi faktorë janë ata që kanë qenë akterë të fuqishëm edhe në kohën e Millosheviqit.
“Nga ta nuk pritet asgjë mirë, sidomos në raport me Kosovën”, shtoi ai.
