Selmanaj: Sveçla rrezikon ta pengojë procesin hetimor, del thotë “e gjeta një provë - NACIONALE

Selmanaj: Sveçla rrezikon ta pengojë procesin hetimor, del thotë “e gjeta një provë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, në Rubikon në Klan Kosova është shprehur i befasuar me zgjatjen e hetimeve për agresionin në Banjskë të Zveçanit. Selmanaj u shpreh i befasuar edhe me faktorin ndërkombëtar, pasi siç tha, ka pritur një angazhim më të madh për adresimin e këtij problemi. Ai ka kritikuar edhe ministrin e Punavë të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ky ka qenë operacion i strukturuar mirë i shtetit të Serbisë. Ky nuk është vetëm grup kriminal, por agjenda kriminale e Serbisë ndaj Kosovës e ka realizuar këtë”, tha ai.

Deputeti Selmanaj krikoi prezantimin e provave të grupit terrorist nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se Svçla ka marrë rolin e hetuesit.

Jam krejtësisht kundër që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka marrë rolin e hetuesit. Del e thotë ‘e gjeta një provë’. Kjo është skandaloze sepse nuk është punë e politikës të zbulojë prova, është punë e hetuesisë”, shtoi Selmanaj.

Rreziku është që t’i pengojë provat, e pengon procesin hetimor nëse i zbulon ato. Aty është një proces hetimor i njerëzve profesionalë”, tha Selmanaj.

Lajme të ngjashme