Muja: Dialogu s’duhet të jetë fokusi kryesor pas sulmit terrorist në Banjskë
Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka shprehur bindjen e tij se dialogu me Serbinë nuk duhet të jetë fokusi kryesor i politikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se në historinë politike të vendit, ka dy momente shumë të rëndësishme: para dhe pas sulmit terrorist në Banjskë.
“Nuk duhet të jetë fokusi kryesor në dialog, ekzistojnë dy momente në historinë tonë politike kjo do të jetë e shënuar para dhe pas Banjskës. Pas Banjskës nuk besoj që mund të kthehemi, ka qenë një nga sfidat më të mëdha që kemi pasur si vend”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
Ai gjithashtu ka theksuar se Kosova nuk duhet të ulë gardën e saj për të përballuar momente të tilla, dhe se vendi duhet të mbrohet me vendosmëri.
“Siguria jonë është prioriteti jonë numër një, ne nuk guxojmë ta ulim gardën për momente si ato. Në dy vitet e fundit kemi kaluar shumë kohë duke ngritur flamurin e kuq mbi rrezikun që po ballafaqohemi”, ka deklaruar ai.