Selmanaj ia numëron ‘skandalet’ Kurtit: Kosova shumë e madhe për diktatorin e vogël - NACIONALE

Selmanaj ia numëron ‘skandalet’ Kurtit: Kosova shumë e madhe për diktatorin e vogël

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar sërish për miratimin e Projektligjit të KPM-së nga ana e pushtetit.

Selmanaj i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, teksa e ka quajtur Kurtin “diktator të vogël”.

Postimi:

Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

Përkundër rekomandimeve nga BE, opozita, organizatat vendore dhe evropiane të gazetarëve, qeveria dhe shumica parlamentare e Albin Kurtit dje miratoj Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, përmes të cilit synon të kontrollojë dhe kufizojë lirinë e mediave.

Sa ishte në opozitë, Kurti shfrytëzoi këto media për ta promovuar veten dhe shpërndarë propagandën e tij. Ishin po këto media që bënë publike aferën PRONTO, nepotizmin, dyshimet për shpronësime dhe shumë e shumë skandale të tjera.

Mirëpo tani, kur mediat raportojnë për:

❌

Miliona eurot e Martin Berishës nga GEN-i i Beogradit;

❌

Vjedhjet në rezervat shtetërore nga Rozeta Hajdari;

❌

Miliona euro me kontrata sekrete;

❌

Falja e borgjeve në mënyrë të kundërligjshme;

❌

Dështimin në ndërtimin e 160 çerdheve;

❌

Dështimin në ndërtimin e banesave me çmim të arsyeshëm;

❌

Dështimet e reformave në drejtësi;

❌

Kapjen e RTK-së për të shpërndarë propagandë partiake;

❌

Dështimin e tërësishëm në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe çdo fushë tjetër;

❌

Nepotizmin dhe familjarizmin e skajshëm në çdo institucion publik;

….tani diktatori i vogël miraton Ligjin për të kontrolluar mediat.

Mirëpo, z. diktator, të njoftojm se Kosova është më e madhe se Vetëvendosja dhe mendësia juaj komuniste. Nëse keni arritur që VV-në ta udhëheqni me diktat, nuk do të lejojmë që Kosova të bjerë nën diktaturën tuaj. Ashtu siç ju kanë dështuar përpjekjet për:

✅

Kontrollimin e ekonomisë përmes ligjit të çmimeve,

✅

Kapjen e Prokurorisë përmes Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës;

✅

Shuarjen e sindikatave sepse kërkojnë kushte më të mira të punës;

✅

Dëmtimin e administratës shtetërore përmes Ligjit për zyrtarët publikë dhe Ligjit për paga;

✅

Kontrollin e Shërbimit Civil të Kosovës përmes shkarkimeve të paligjshme të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës;

✅

Shkarkimin e Bordit të OSHP-së.

Kosova ka kaluar nëpër diktatura dhe nuk do të lejojmë kurr që të na përsëritet.

Kosova është shumë e madhe për diktatorin e vogël!

Lajme të ngjashme