Selmanaj: Ende nuk e kemi të qartë agjendën e plotë, kjo s’është shenjë e mirë
Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë me dije se delegatët e Kuvendit të LDK-së ende nuk e kanë qartë agjendën.
Para fillimit të Kuvendit të punës, ai ka thënë se kjo nuk është shenjë e mirë.
Sipas tij, ende nuk dihet se nëse do të procedohet me votëbesim apo nëse do të shqyrtohet dorëheqja e Abdixhikut.
“Ende s’e kemi të qartë agjendën dhe kjo besoj se nuk është shenj e mirë, sepse ende nuk e dimë nëse do të vendoset për votëbesimin apo shqyrtim të dorëheqjes që është antistatutare nëse hyjmë në atë cikël, meqë statuti nuk parasheh diskutime”, ka thënë ai