Deri 100 euro një metër dru, Selmanaj: A ka qeveri ky vend?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas lajmit se një metër dru po shitet deri në 100 euro.
Selmanaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se a ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet.
“Deri 100 euro një metër dru!!! A ka qeveri ky vend?! A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?! E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona… Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.