Selmanaj, asamblisti i AAK-së në Istog, kalon në LDK
Anëtari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës njëherit edhe Anëtar i Kuvendit në Komunën e Istogut, Arianit Selmanaj, ka njoftuar publikisht se ka vendosur të bëhet pjesë në Grupin e Këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Pas një periudhe reflektimi dhe vlerësimit të angazhimit tim politik, kam arritur në përfundimin se bashkimi me LDK-në është zgjedhja më e mirë për mua dhe për bashkëqytetarët e Komunës se Istogut…Si një njeri i fjalës dhe kontribues i rëndësishëm në komunitet me përvojë të gjerë në fushën e financave, besoj se ky ndryshim është në përputhje me interesat e komunitetit. Nën udhëheqjen e LDK-së, mund të japë angazhimin më të madh për të mirën e qytetarëve të Komunës sonë”, shkruan Selmanaj.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga votuesit dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë qëndrimit në AAK, dhe një falënderim të veçantë për kryetarin e degës së LDK-së dhe kryetarin e Komunës së Istogut, Ilir Feratin