Selimi: VV-ja e refuzoi ratifikimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes pas përfundimit të mandatit të Osmanit
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, shkroi në X se vetëm një javë pas përfundimit të mandatit të presidentes Vjosa Osmani, Lëvizja Vetëvendosje e ka refuzuar kërkesën e paraqitur prej saj për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësimit në Bordin e Paqes.
Sipas Selimit, partitë opozitare kanë qenë në mbështetje të kësaj marrëveshjeje, por procesi i ratifikimit ka mbetur i bllokuar në Kuvend për shkak të kundërshtimeve nga VV-ja.
"Vetëm një javë pasi përfundoi mandati i ish-Presidentes Osmani, regjimi qeverisës në Kosovë e refuzoi kërkesën e paraqitur prej saj për të ratifikuar marrëveshjen e anëtarësimit në Bordin e Paqes. Partitë opozitare ishin pro, por ratifikimi ngeci në Kuvend pas kundërshtimeve të VV-së."
Only a week after the mandate of ex President Osmani ended, ruling regime in Kosovo denied request submitted by her to ratify the agreement of accession to the Board of Peace. Opposition parties were in favor but the ratification stalled in the parliament after VV objections. pic.twitter.com/tHurH4SFSa
— Petrit Selimi (@Petrit) April 15, 2026