Selimi: S’ka ulëse të premtuar për Kosovën në OKB, kjo është shpikje e Vuçiqit - NACIONALE

Selimi: S’ka ulëse të premtuar për Kosovën në OKB, kjo është shpikje e Vuçiqit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka mohuar se ndonjëherë në procesin e dialogut i është premtuar Kosovës ulësja në OKB.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se kjo ka qenë shpikja tipike e president serb për të përgatitur publikun serb për “fitoren” e tij të madhe.

S’ka ulëse të premtuar në OKB. Kjo është shpikja tipike e Vuçiqit për të përgatitur publikun e tij për “fitoren” e tij të madhe për të penguar ulësen në OKB. Ai shpik beteja dhe fitore. Në këtë moment aktual, me Rusinë gjenocidale dhe Kinën luftarake në Këshill të Sigurimit të OKB-së, rruga e Kosovës për në OKB është e ngushtë”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Lajme të ngjashme