Selimi pasi avokatët e Thaçit paralajmëruan tërheqjen: Qeveria t’i dyfishojë përpjekjet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së - NACIONALE

Selimi pasi avokatët e Thaçit paralajmëruan tërheqjen: Qeveria t’i dyfishojë përpjekjet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë paralajmëruar tërheqjen nga detyra e tyre, për shkak të mospagesave. Ndaj kësaj, ka reaguar ish-kryediplomati Petrit Selimi.

Ai përmes një shkrimi në Twitter, ka njoftuar për pagesat që i kanë bërë shtetet e tjera për të paditurit e tyre, që sipas tij, arrijnë deri në 60 milionë dollarë.

Kështu, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës “që t’i dyfishojë përpjekjet për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së”.

“Kroacia ka paguar publikisht rreth 30 milionë dollarë për mbrojtjen e gjeneralit Gotovina. Burimet më thonë se kostoja totale aktuale e mbrojtjes tejkaloi 60 milionë dollarë. Edhe Maqedonia e Veriut pagoi 10 milionë dollarë për mbrojtjen e të paditurve të saj të paktë. Qeveria e Kosovës duhet të dyfishojë përpjekjet e saj për mbrojtjen e themeluesve të UÇK-së.” – ka thënë ai.

Ndryshem Gregory Kehoe, avokati kryesor, së bashku me ekipen e tij, avokatët, Joe Reeder, Greenberg Legal Assocciates dhe anëtarë të kësaj kompanie, kanë parashtruar këtë mocion, pranë Dhomave të Specializuara për shkak të moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.

“Mbrojtësi kryesor i z. Hashim Thaçi, Gregory Kehoe, Bashkë-Avokati Joe Reeder, së bashku me bashkëpunëtorët ligjorë , dhe anëtarët e ekipit mbështetës të punësuar nga Greenberg Traurig, P.A. ("Anëtarët e ekipit mbështetës të Greenberg"), paraqisni këtë mocion për t'u tërhequr në pajtim me nenin 16(2)(b) të Direktivës së Dhomave të Specializuara të Kosovës për avokatët.” – thuhet në mocion.

Lajme të ngjashme