Selimi: Nëse Kurti e ndërpren mandatin, ka një arsye, s’ka çka të tregojë
Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se nëse kryeministri Albin Kurti ndërpren mandatin e tij, ka një arsye e që është se “nuk ka asgjë të tregojë për këtë mandate, as brenda as jashtë”.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka përmendur se Kurti kontrollon Qeverinë, Kuvendit dhe presidencën.
“Nëse Kurti ndërpren mandatin e tij duke kontrolluar plotësisht qeverinë, parlamentin dhe presidencën e Kosovës, ka vetëm një arsye për këtë: ai nuk ka asgjë për të treguar për këtë mandat, as nga jashtë dhe as nga brenda.” – tha ai.
If Kurti cuts his mandate short while fully controlling Kosovo’s government, parliament and presidency, there’s only one reason for that: he has nothing to show for this mandate, neither externally nor internally.
— Petrit Selimi (@Petrit) May 14, 2024
Vlen të theksohet se Kurti, të hënën pas takimit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi përmendi diskutime edhe me partitë e tjera për caktimin e datës së zgjedhjeve.