Selimi me një tjetër shkrim për Specialen: Gjykimet fillojnë tani, por “vjeljet e organeve” s’u gjetën kurrë - NACIONALE

Selimi me një tjetër shkrim për Specialen: Gjykimet fillojnë tani, por “vjeljet e organeve” s’u gjetën kurrë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi ka përmendur se Kosova is the nën presion nga Perëndimi për të formuar Gjykatën Sepciale, për të trajtuar akuzat e Dick Martyt.

Ai në një shkrim në Twitter, ku e ka ripostuar edhe atë që e publikoi më herët kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se lidershipi Kosovar ka qëndruar dy vite në paraburgim.

Ai tutje ka thënë: “Gjykimet fillojnë tani, por asnjë "vjelje organesh" nuk u gjet kurrë”.

Selimi shkroi rreth Gjykatës Speciale edhe para disa ditësh, duke renditur disa fakte tronditëse për këtë institucion.

Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë lajmin e “Reuters” ku njoftohet se pritet të fillojë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke përfshirë këtu edhe ish-presidentit Hashim Thaçi.

Rama në llogarinë e tij në Tëitter ka shtruar një pyetje, duke thënë se “a duhet të konsiderohen kriminelë ata që e udhëheqin popullin drejt lirisë?”.

Ai tutje ka cituar edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden për ish-presidentin Thaçi.

“Është një mendim shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Ëashington i Kosovës nga vetë Joe Biden!” – ka shrkuar Rama.

Të gjithë në mbështetje të marshit

Nesër pritet të organizohet një marsh, i cili do të organizohet në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së. Marshi ka marrë përkrahje të fuqishme.

Subjekti i parë politik që i ka dhënë mbështetje këtij marshi është Partia Demokratike e Kosovës. Nga publikimi i datës së mbajtjes se marshit strukturat e kësaj partie janë mobilizuar për pjesëmarrje në këtë marsh.

Më pas iniciativa është mbështetur nga shumë personalitet të njohura vendore dhe sindikata të sektorit publik dhe privat. Vetëm në 48 orët e fundit marshi ka marrë përkrahje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe shumë personalitete publike. Në mbështetje të marshit ka dal edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Deri me tani vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dal me ndonjë qëndrim zyrtar, nëse do ta përkrah këtë marrë apo jo. Pavarësisht qëndrimit të partisë, pro këtij marshi ka dalë ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në profilin e tij në "Facebook", ai ka vlerësuar se "Marshojmë për Drejtësi” është një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim!
Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së meritojnë mbështetje dhe drejtësi.

Marshi për Drejtësi fillon nga ora 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar me pas në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Lajme të ngjashme