Selimi: Kurti u transformua, me bo me thirrë në ndonjë syneti në Amerikë shkon
Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se nuk po mund ta besojë transformimin e kryeministrit Albin Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, partia që drejton Kurti e ka sulmuar ish-ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.
“Unë nuk mundem me besu transformimin e Albin Kurtit, një njeri, partia e të cilit ka shkaktuar lëndime trupore ndaj Ambasadores amerikane, një person i cili e mban një fjalim në protesta edhe mundohet me shpjegu që shqiptarët nuk e dojnë Amerikën por e kanë ndjenjën e braktisjes, e lidh me do elemente Frojdiane, e sot është njëri prej personave që me bo me thirrë me naj syneti në Amerikë shkon. Më falni që po e banalizoj”, tha Selimi në Debat Plus.