Selimi e quan Kuvendin “përtac”: Deputetët religjiozë të partisë në pushtet po refuzojnë kodin civil
Petrit Selimi, analist dhe ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar punën e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Selimit, Kuvendi po vepron ulët.
Tutje, ai ka përmendur deputetët e VV-së, të cilët po refuzojnë votimin e projekt-kodit civil.
“Kuvendi i Kosovës po vepron ulët. Deputetë religjiozë të partisë në pushtet po refuzojnë që ta lejojnë fekondimin artificial për gratë beqare; të njëjtit po refuzojnë edhe një Kod Civil që e rregullon barazinë martesore, e mandatuar me kushtetutë. Është Kuvend përtac, gjithashtu, vetëm 30 për qind e programit është plotësuar.” – shkroi ai në “X”.
The parliament of Kosovo is sinking low.
— Petrit Selimi (@Petrit) March 1, 2024
🤰 Religious MPs of the ruling party refusing to allow IVF for single women;
👭👬Same folks also refusing a Civil Code regulating constitutionally mandated marriage equality.
🏖️ It's a lazy Parliament too, only 30% of program fulfilled.