Sekuestrohet armë pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt - NACIONALE

Sekuestrohet armë pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

1 orë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë pas raportimeve për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt. I dyshuari B.O. (30) pranoi se kishte shtënë dy herë me armë, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën, një karikator me tre fishekë dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armës dhe përdorim të armës, ndërsa është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Lajme të ngjashme