Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj
Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar mbi 24 mijë euro mallra të falsikuara gjatë kontrollit doganor në Ferizaj.
Përmes një komunikate për media, Dogana ka bërë me dije se janë sekuestruar mbathje sportive për të rritur dhe fëmijë.
“Pas numërimit dhe evidentimit të pakove të identifikuara si të parregullta, janë sekuestruar gjithsej:
- 1,920 palë mbathje sportive me markë tregtare NIKE, dhe
- 330 palë mbathje sportive me markë tregtare ADIDAS.
Përfaqësuesi i subjektit ka pranuar se mallrat e sekuestruara janë produkte të falsifikuara dhe është pajtuar që ato të asgjësohen, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Malli i sekuestruar është transportuar nën masa sigurie në objektet doganore dhe është dorëzuar për ruajtje zyrtare.
Sipas vlerësimit zyrtar, vlera e mallit të sekuestruar është 24,300.00 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore vlerësohen në 7,241.40 euro” – thuhet në njoftim.